Brukseli: Ligji për Teatrin që u miratua në Shqipëri s'shkel marrëveshjen me BE (Letra)

Çështja e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar merr zgjidhje pas një letre që Komisioni Europian i ka dërguar qeverisë shqiptare, në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por megjithatë këshillon qeverinë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Letra mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, dhe i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Matuella shkruan se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare.

Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin

Komisioni Europian

Me sa duket, letra e ardhur nga KE konfirmon faktin se ligji për Teatrin e Ri Kombëtar do të amendohet në Parlament, për të ftuar edhe kompani të tjera në garë. Përgjigja e KE-së i jep fund edhe ngërçit për ndërtimin e teatrit, por heq edhe çdo alibi të opozitës për ta kundërshtuar projektin. Kryebashkiaku Veliaj e parashikoi para dy ditësh se është gjetur një dakordësi me Komisionin Europian për një amendim të thjeshtë në ligj, çka do e bënte ligjin edhe më të hapur e transparent.

Ligji për Teatrin Kombëtar që u miratua nga shumica në fund të sesionit te kaluar parlamentar mes shumë debateve nga opozita u kthye në fund të korrikut nga Presidenti Meta për rishqyrtim, ndërsa aktualisht ndodhet në Kuvend, por pas përgjigjes nga Brukseli pritet që të amendohet për të hapur garën edhe për kompani të tjera.

Pergjigja e Komisionit Europian per ligjin per Teatrin Kombetar ne Shqiperi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Letra e BE për ligjin e Teatrit, Veliaj: Kush kërkoi përgjigje, tani e ka

Pas deklaratës së Brukselit se Ligji për Teatrin që u miratua në Shqipëri nuk shkel asnjë marrëveshje me BE-në, një reagim ka ardhur nga kryebashkiaku Veliaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se kjo është një ditë e re për Tiranën dhe një mbështetje masive për progresin.

Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian! Lajm i shkëlqyer! Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengoje progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe me të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, lë të bashkohemi dhe të ecim perpara.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Ligji për Teatrin Kombëtar që u miratua nga shumica në fund të sesionit të kaluar parlamentar mes shumë debateve nga opozita u kthye në fund të korrikut nga Presidenti Meta për rishqyrtim, ndërsa aktualisht ndodhet në Kuvend, por pas përgjigjes nga Brukseli pritet që të amendohet për të hapur garën edhe për kompani të tjera.

Ora 13:25
Letra e BE për ligjin e Teatrit, PD: Fituam betejën, tani do ketë garë

Pas letrës së Brukselit për Ligjin e Teatrit që lejon në garë edhe kompani të tjera, vjen reagimi i Partisë Demokratike. Deputeti Genc Pollo, shprehet se kjo është një fitore e demokratëve.

BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve. 

BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian. 

Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.

Deputeti i PD-së, Genc Pollo

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat