Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj letrës që kryeministrja serbe Ana Brnabiç i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet rishikimi i njohjes së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
Në një intervistë për RTV21, Haradinaj deklaroi se ndihen të mënjanuar nga qëndrimi i Evropës për të mos reaguar ndaj veprimeve të Serbisë.
“Ne na thuhet “mos veproni”, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, Johannes Hahn, Jean Claude Juncker, Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit", shprehet Haradinaj.
Më tej, kryeministri kosovar tha se koha kur Kosova ka dëgjuar se çfarë i është thënë, ka ikur. "Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë? Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë."
Haradinaj e përmbylli komentin e tij ndaj letrës së kryeministres serbe duke thënë se, e vetmja mënyrë për të arritur paqen e dy vendeve është pranimi i të drejtës së Kosovës për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran.
-
E more Ramush, per lufte ti ishte i pari me familje,per kete te qendroj gaditu por politika Europiane eshte ajo ku.... e vjeter qe na dogji e po na djege pa nderprere. Nuk mund te jetojme te vetmuar as Ne Shqiptaret e as servet cetnike. Kompromisi me i rend per popullin e Kosoves eshte ndarja e territorit qe po na kanoset nga Rusia e Franca,po mbrojne interssat e shkijeve haptazi. Neve as vizat nuk naj lejuan edhepse i beme te gjitha detyrat qe kerkoi BE, tani te shkojme se bashku me djallin qe te mundemi tu kundervihemi krimineleve me diplome te BE. Shnosh kofshmi,shneta eshte kryesorja.
Përgjigju











Komente
Komento