Letra e Llallës për Kongresin Amerikan: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës!

Në një letër që i ka dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 2017 dhe që kjo e fundit e ka publikuar në faqen e saj të internetit, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, që po hetohet nga Prokuroria e Durrësit për fshehje pasurie, pastrim parash etj, ka lëshuar akuza të forta ndaj ambasadorit të SHBA-vë ne Shëqipëri Donald Lu.

Llalla pretendon se Lu-ja i ka kërkuar që të arrestonte në vitin 2015 Ilir Metën, asokohe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Pjesa e letrës së Adriatik Lllalës për Kongresin Amerikan, ku përmend kërkesën e Donald Lu-së për arrestimin e Ilir Metës

 Letra e plotë e Llallës, dërguar Kongresit amerikan

Sipas Llallës Lu-ja ja bërë këtë kërkesë gjatë një takimi të posaçëm të këkruar prej ambasadorit për këtë qëllim.

Lallla shkruan se në këtë pikë ai e ndërpreu takimin pasi kërkesa e ambasadorit ju duk jo e logjikshme dhe e pa-bazuar në prova, duke i përmendur atij edhe trazirat e mundshme politike që mund të shkaktoheshin në Shqipëri nga një arrestim i tillë.

Adriatik Lalla dhe Donald Lu kanë kohë që kanë ndërmarrë një luftë akuzash dhe kundër-akuzash me njëri-tjetrin, që kulmoi me shpalljen si person “non grata” të Llallës  dhe familjes së tij nga ana e Shteteve të Bashkuara disa muaj më parë.

Por ja çfarë ka shkruar më konkretisht Adriatik Llalla për Kongresin Amerikan:

Edhe pse ishte përballur me prokurorët në takime të ndryshme, në maj 2015, ambasadori Lu kërkoi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm. Në këtë takim, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm ndërhyrjen për të ndikuar te prokurorët që të mos e kundërshtonin projektin e tij për reformën në drejtësi. Për më tepër, në një mënyrë jo-diplomatike dhe kundër çdo norme të garantuar nga Konventa e Vjenës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm se duhet të arrestonte Kryetarin e Parlamentit dhe gjithashtu kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Në pretendimet e Z. Lu, Kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte reformën në drejtësi dhe se arrestimi i tij do ta ndihmonte Shqipërinë të integrohej sa më shpejt në bashkimin Evropian. Një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm ta ndërpriste takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, përfshi edhe zyrtarët, mund të kryhet vetëm mbi bazën e provave.

Prokurori i Përgjithshëm shprehu në qëndrimin e tij se nëse kërkesa ishte logjikisht pa baza, dhe në mungesë totale provash për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, kjo mund të rrezikonte të shkaktonte trazira të rënda politike dhe shoqërore në Shqipëri. Në qëndrimet e mëpasme të diplomatit Lu përshtypja qe se rreziku i mundshëm i trazirave nuk ishte një çështje prioritare për të.

Llalla: Lu mori pjesë në protestën e Sorosit në Tiranë dhe kërcënoi deputetët shqiptarë me sms 

Në përpjekje për të krijuar idenë në publik s epopulli shqiptar e mbëhsteste miratimin draftit të reformës në drejtësi që u ishte servirur, ambasadori Lu mori pjesë në një protestë të organizuar nga “Shoqëria Civile”, por që në të vërtetë ishte organizuar nga Fondacioni Soros. Në një shfaqje të pakuptimtë, diplomati Lu udhëhoqi një grup prej rrth 30-40 personash, të gjithë anëtarë të Fondacionit Soros ose administratës publike.

Ndërkohë, ambassadori Lu, në një përpjekje të fundit, nisi të ushtronte trysni të hapur ndaj disa deputetëve të parlamentit shqiptar që të miratonin draftian e mbëhstetur prej tij. Disa mesazhe telefonike u publikuan në mediat shqiptare, në të cilat ambasadori Lu u thoshte deputetëve se në rast se nuk e miratonin draft-Kushtetutën, ai do të merrte masa ndaj tyre. Në bazë të këtyre mesazheve, ambasadori Lu I informonte ata se nëse këta deputetë nuk do të votonin për draftin, ata duhet të kishin parasysh se ambasada amerikane në Tiranë do t’I vendoste në një listë të zezë penalitetesh. Ekzistenca e këtyre mesazheve u konfirmua publikisht nga disa ligjvënës dhe nuk u mohua nga ambasadori Lu.

Mbi bazat e kësaj “trysnie” ishte edhe fakti se ambasadori Lu pretendoi se ai kishte informacione komprometuese për këtë deputetë. Mesazhi ishte I qartë se nëse ata do ta votonin draft-Kushtetutën e mbështetur prej tij, informacioni kompromentues për deputetët nuk do të publikohej.

Llalla: Lu fshehu problemin e drogës në Shqipëri, tha se s'është problem i SHBA

..Më  2016, rezultoi se kultivimi i kanabisit ishte përhapur thuajse në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Përhapja, edhe pse në përmasa tragjike, u mohua nga qeveria dhe nga Ministria e Brendshme. Opozita e djathtë akuzoi qeverinë se ka lejuar kultivimin gjigant të drogës, duke mbështetur trafikantët. Sipas opozitës, trafikantët më pas mbëhstetën Partinë Socialiste që të mbante pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 2017-s.

Disa hetime të Prokurorisë dolën në përfundimin se trafikantët kishin mbështetjen e strukturave lokale të policisë. Disa hetime rezultuan të suksesshme, por shumica prej tyre dështuan për shkak se hetimet u penguan nga agjentët e policisë të përfshirë në trafik. Në disa raste, prokurorët u detyruan të mos kryejnë veprime hetimore në terren, pasi janë përballur me trafikantë të armatosur.

Pavarësisht këtij problemi domethënës, që u nënvizua gjithashtu nga partnerët ndërkombëtarë si Italia dhe Greqia, shtete fqinje me Shqipërinë, ministria e Brendshme i mohoi raportet, duke i cilësuar ato si “luftë politike”.

Fondacioni Soros i ofroi ndihmë qeverisë së majtë për problemin me drogën. Disa sondazhe të kryera nga OJQ-të që janë nën ombrellën e Sorosit doli se “Policia ishte institucioni më i besuar në publik”. Këto sondazhe, në pjesën më të madhe të tyre, janë publikuar në praninë e ambasadorit amerikan Donald Lu. Në këtë mënyrë, duke certifikuar mbështetjen (e gabuar) për policinë, ndërkohë që situata në terren ishte shumë ndryshe nga realiteti i paraqitur në sondazhet publike dhe aktivitetet e organizuara nën logon e “Soros”-it.

Përgjatë 2016-s dhe muajve të parë të 2017-s, ambasadori Lu dështoi që ta përmendte problemin me drogat në çdo rast. Për më tepër, ambasadori Lu është shprehur në më shumë se një rast në takime jo-publike se “Drogat nuk janë problemi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomka dhe shoket: 12/04/2018 10:33

    Ca do behet...............

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 11/04/2018 21:48

    Problemi eshte se te dy palet kane te drejte

    Përgjigju
  • Duhet revolt: 11/04/2018 21:46

    Duhet arrestuar Ambasadori Lu,ai eshte i korruptuar.Ka te drejte Llalla dhe per kete kane bere gabim qe nuk ka marre shperblim 50-60 ML Euro nga taksapaguesit shqiptar sepse ka zbuluar armikun e shqiptareve qe eshte z.Lu. Llalla duhet te merrte edhe mandate te tjera mundesisht te perjetshem se e luftoi deri ne gjeneze krimin ne shqiperi.Te lumte dhe tregoju kongresmeneve amerikan dhe FBI te marrin shembull nga ty,se ku dijne te hetojne ata.

    Përgjigju
  • Fredi: 11/04/2018 21:23

    Ju mendoni se Llalla eshte i afte te shkruaje leter ne shqip dhe anglisht??? Hahaha Ne shqip do ja kene bere sejmenet e Ilirit dhe Sales, me pas redaktimin e ka bere Rovena neper saunat e budapestit dhe vulen ja ka vene Mona! Momentin qe DASH te ka futur ne listen e zeze ke ikur per lesh o katundar fytyre kal. Te tjerat jane fjale pazari.

    Përgjigju
  • Lu-shi: 11/04/2018 20:51

    Ka pasur të drejtë,por ama 3 vite më parë,e çuditshme është pse nuk ka këmbëngulur gjatë kësaj kohe??? Politikanët që duhen arrestuar dihen pak a shumë nga të gjithë,por populli ka nevojë për vepra jo fjalë kafenesh.Besoj se ka ardhur koha që gjërat të bëhen konkrete...shpresojmë t'ia nisin nga ''koka''e shtetit

    Përgjigju
  • Faik: 11/04/2018 20:49

    RROFTË DONALD LU dhe Qeveria Amerikane që ju kanë shpallur luftë HAJDUTÊVE ORDINERË Qeveritar AntiShqiptar!?! LLaLLa ështê një Bandit Kriminelo-HAJDUT që e ka vendin në BURG. LLaLLa = Ujë me Kos , që do bëhet Hirrë e thartuar kur të shkoj në BURG tek Zani dhe Gaxhai. Zan Caushi po fërkon duart dhe mezi po e presin Kriminelin LLaLLa për ta shkërrmoqur në DRU Fshatarin Fundërrinë nga Gramshi. Respect for Ambassador Donald LU . God Bless DONALD LU që ju ka shpallur luftë HAJDUTËVE të Politikës 28 Vjeçare . RRoftë Donald LU . Vdekje e LSIsë dhe 200 Petritave HAJDUTË

    Përgjigju
  • bledi: 11/04/2018 19:14

    i bone gropen vetes e kishe te bome por nga 3 metra e bone 6 metra.... do hani njala ne burg bashk

    Përgjigju
  • Tirona: 11/04/2018 19:10

    Organizata e Sorosit u perzu nga Hungaria, po merret neper goje edhe nga Llalla apo ndonje tjeter ne Tirane ndersa ketu ne Vjene po i lusin bythen te pranoje nje kontrate 99 vjecare per te hapur universitetin e tij ne nje zone historike te qytetit. “Poshte Sorosi“ qe te kenaqet Llalla me shoke.....

    Përgjigju
  • Rilindje: 11/04/2018 18:31

    Mese e qarte qe Llalla u vu ne ate post si koke turku. Bacground: I rrjedhur nga nje familje e perekutuar nga komunizmi, por te mbeshtetur tek sigurimi, nje ish emigrant ne Greqi, qe ben fakultetin naten, qe futet OPGJ e me pas prokuror ashtu si pa te keq, qe ish paraardhesi Sollaku, me porosine e miqve komuniste, e ve kete klloun zv.prokuror. E pastaj, koalicioni i pare lsist e emeron PP. Deri ktu ska asgje te keqe. Ai duhet nje sahat e me pare ne kokerr te burgut. Jo vetem pse nuk hetoi apo arrestoi METEN. Por edhe NANON (qe futi stilin e korrupsionit politik, me emerimin e kujtdo qe i donte bytha, si puna e nje fare ED VRROME), BERISHEN (qe ska nevoje per koment) dhe kete bandillin e surrelit RAMON (nje hajdut, pervers e batakci). Pthu jazek u qofte MASKARENJ

    Përgjigju
  • Arben Metani: 11/04/2018 18:26

    Z. Llalla ne parim ke te drejte kur thua qe nuk mund te arrestosh njerzit pa prova, sepse ka ikur koha e arrestimeve politike. Por perse nuk kerkove, dhe te gjeje prova, kur miku i madh i Shqipetareve te ndihmoje duke te thene qe ja ku e ke peshkun, kape!? Amerika kishte dhe ka ndonje "inat" me Ilir Meten qe kerknte me ane te ambasadorit qe ta arrestonte? Nqs nuk kishte mundesi teknike dhe mundesi i frastrukture per te siguruar prova per Ilir Meten perse nuk kerkove ndihmen e shteteve mike perfshi Ameriken? Ketu ka vetem nje gje Llalla: jeni te dy ( ti dhe Meta ) ne te njejten kalbesire degjenerimi. Dhe ti e dije qe Meta do terhiqte shume te tjere ne gropen e varrit, perfshi dhe ty. Dhe kishe shume te lehte te mbroheshe mbas mosarrestimeve gjoja politike e aq frikes per trazira. Por sic e shikon nuk te mbajti shume kjo cader. U thuaj dhe shokeve te tu ne profesion dhe politike qe nuk te mbrojne cadra te tilla. Lereni kete popullme ne fund te shikoje pak dite te bardha.

    Përgjigju
  • Visi: 11/04/2018 18:04

    Adriatik Llalla, duhet te ishe me kohe pas hekurave mor i pacipe, i korruptuar due hajdut pronash. Edhe nese ta ka kerkuar nje gje te tille , ai e di we ata i kane te gjitha provat , ashtu si i kane per Ty . Po ty mor hajdut me pa te drejte te hoqen te drejten e hyrjes ne SHBA ? Jo mor Adriatik Llalla se kane te gjitha provat e korrupsionit qe ke bere ti kur ishe Prokuror i Pegjithshem, dine te gjitha pislleqet qe ke bere ti me Petrit Fushen, Antoneta Sevdarin, Ramadan Trocin, Agron Gjanen, Dritan Ginen .... Dine se ku shkoje , haje , pije dhe flije me Rovena Gashin brenda dhe jashte vendit. Dine gjithshka amerakanet per parate qe u ke marre biznesmeneve qe hetoje ne Fier kur ku qene Drejtues Prokurorie. Dine gjithshka amerikanet per parate qe u ke marre te korruptuarve te tjere punonjes dhe familjare te zyrtareve qe nuk justifikonin pasurite si puna jote , per te mos bere kallzimet penale ne Prokurori. Adriatik Llalla , amerikanet dine gjithshka per lidhjet e tua me krimin dhe boten e krimit. Dine udhetimet e tua jashte vendit me Cim Beshirin, vellain e Adrianit ku ti ke bere blerje pronash. Dine udhetimet e tua me Arjan Lacin e Durresit , trafikant narkotikesh , dine lidhjet e tua me Luan Mata dhe djalin e tij i cili kerkohej per tu arrestuar per trafik nderkombetar narkotikesh por qe mbrohej nga Ty . Ke shume tafikante e kriminele Adriatik Llalla qe ke mbrojtur dhe u ke vendosur mbrojtjen e Prokurorit te Pergjithshem , gje per te cilen duhet te ndeshkohesh. Je fytyra e paster e korrupsionit Adriatik . Le te shpresojme se drejtesia kete here do te triumfoje dhe znj. Marku do te beje detyren e saj.

    Përgjigju
  • Valmir: 11/04/2018 17:58

    Pse se arrestove ti legen

    Përgjigju
  • Tirona: 11/04/2018 17:46

    Mos u merzit Dhalle do jeni bashk te Resorti Recit dhe ca te tjer.Do ju arrestojn si bagti pa merak o katunar.

    Përgjigju
  • Blenard: 11/04/2018 17:31

    Sh e drejt se arrestove meten do shkosh vete ne te s mes hajdut e gjakpirsa ju e lat kete popull fukara perjetesisht meta duhet arrestuar dhe ne kete monent

    Përgjigju
  • BBaftjari nga Gjiri i Lalezit:: 11/04/2018 17:10

    Patriotizmi-streheza e fundit e maskarait DHALLA! Llalla po troket tek Gjiri i Lalezit: -Strehez moj strehez apo ma hap deren?Jam Llalla qe nuk te rrasa brenda per hajni. Hajni, hajnit nuk ja qet syte! -Pa ndroje se Monikla i ka hequr cizmet… -Jo se ajo imja vete e pjell andej nga Amerika qe i rente pika…! -Eja Dhalla tja shtrojme me raki e ngjala ketu… -Plaste ambasadori LU!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/04/2018 16:59

    Te ishte arrestuar me kohe babai korrupsionit.Po kush ta arrestonte i korruptuari koke e kembe.Te shohi ...vet tani.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 11/04/2018 16:53

    O adriatik hira o pler ordinere edhe në qoft se ta ka kërkuar këtë gjë ka pas shum të drejt çfar faktesh deshe ti mor fundërrin ti i kishe faktet me zë e me figur mor . Po mos ki frik se Zoti Lu përfaaëson Amerikën. E ti do ta marësh atë që ti meriton . Rroft Amerika Madhe.

    Përgjigju
    • konjak: 13/04/2018 16:00

      jo te gjith shqipetaret jane armiq te shqiptareve

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja