Mero Baze: Shantazhi "amerikan" ndaj Metës nga Basha, s'do që të shkojë i vetëm në burg!

Mero Baze: Shantazhi

Lulzim Basha dhe Ilir Meta (ne sfond Donald Lu)

Mero Baze ka analizuar sot rikthimin në vëmendje të Ilir Metës, arrestimi dhe korrupsioni i të cilit u rikthyen në vëmeëndje sot pas një raporti të Freedom House dhe pas publikimit të letrës së plotë që Adriatik Llalla i ka dërguar në maj të vitit 2017 Kongresit Amerikan.

Sipas Bazes, kjo është një “lojë” e nxitur nga partia Demokratike për t’i rritur panikun Ilir Metës se ndodhet në shënjetsrën e SHBA, në mënyrë që ai bashkë me PD-në të shkaktojnë trazira në vend.

Baze thekson se kjo taktikë është e nxitur nga Lulzim Basha, që sipas tij po humbet partinë por edhe lirinë për shkak të aferës ruse, dhe për pasojë do që të mos jetë vetëm në këtë mes.

Artikulli i Bazes:

Mbi “shantazhimin” ndaj Ilir Metës!

Ilir Meta nuk është shantazhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e vërteta është se ai po shantazhohet nga të vetët, duke përdorur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka dy elementë të qartë në ditën e sotme, që provon se Ilir Meta gjendet nën shantazh, nga të vetët, për ta përfshirë në betejën politike, nën “terrorin” se SHBA ka kërkuar dikur arrestimin e tij.

E para është “zbulimi” i letrës së Adriatik Llallës drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, vitin e kaluar. Për të gjithë ata që nuk e dinë, letra ka qysh më 17 maj të vitit 2017 që gjendet në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, ku publikohen ankesat e ndryshme që i drejtohen qeverisë amerikane.

Qeveria amerikane padyshim që e ka lexuar dhe hetuar atë letër dhe gjashtë muaj më pas, ka vendosur t’i ndalojë me dekret të Sekretarit të Shtetit, hyrjen në SHBA, Adriatik Llallës nën provat e forta që kishin siguruar për korrupsionin e tij.

Pra nuk ka asgjë të re në këtë histori, përveç faktit se dikujt në PD, i duhej të rikujtonte sot atë letër, meqë ishte një ditë e keqe për Ilir Metën.

E vërteta në fakt është ndryshe nga sa Adriatik Llalla është përpjekur të shfajësohet para Departamentit të Shtetit. Qeveria amerikane e ka zbardhur dhe e ka të qartë se çfarë ka ndodhur në zyrën e Adriatik Llallës. Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu i ka kërkuar atij në kohën e debatit të madh politik mbi CEZ/DIA, një kopje të dosjes hetimore, për të cilën PD po bënte zhurmë kundër Ilir Metës, pasi aty implikoheshin disa qytetarë amerikanë. Prokurori i Përgjithshëm ka refuzuar t’ia japë, edhe pas disa kohësh, kur kërkesa zyrtare ka ardhur nga Departamenti  Drejtësisë, dhe ambasadori ka përsëritur kërkesën që dosja t’u dërgohet autoriteteve amerikane. Është ky momenti që Adriatik Llalla i ka referuar diplomatit amerikan faktin se dosja është sensitive dhe se rrezikon stabilitetin e Shqipërisë ngaqë aty është dhe emri i Ilir Metës. Në këtë kontekst, diplomati amerikan i ka shpjeguar, se ai nuk ka interes destabilizimin e Shqipërisë, por bashkëpunimin e drejtësisë shqiptare me atë amerikane për rastin në fjalë. Adriatik Llalla ka refuzuar t’i japë SHBA dosjen në fjalë dhe këtu është ndërprerë praktikisht raporti institucional i tij me qeverinë amerikane.

Më pas përfshi dhe letrën e tij, është hetuar gjithçka dhe zoti Llalla ka rezultuar një zyrtar i korruptuar shqiptar, të cilit qeveria amerikane i ka ndaluar dhe hyrjen në SHBA.

Problemi i Adriatik Llallës është se nuk ka guxuar as t’i thotë Ilir Metës që SHBA ka kërkuar dosjen e DIA-s, dhe kur ka pasur nevojë për Ilir Metën, i ka thënë se kanë kërkuar dosjen tënde se duan të të arrestojnë. Ndaj në këtë pikë e gjithë rihapja e kësaj zhurme sot, është një gënjeshtër, e cila është hetuar dhe verifikuar në çdo detaj. Ajo bëhet vetëm për t’i përforcuar paranojën Ilir Metës se armiku i tij është në Uashington dhe për ta lidhur atë atë fort me PD-në në këto momente që ajo ndjen se po shkërmoqet.

Detaji i dytë është vetë Raporti  i “Freedom House” i cili vlerëson zgjedhjen e Ilir Metës, si një hap prapa në luftën kundër korrupsionit, dhe i referohet në fakt oportunizmit politik të Edi Ramës, dhe kundërthënieve të tij për Ilir Metën.

Të dyja këto fakte janë të vjetra, dhe të njohura dhe nuk kanë asgjë të re në tërësinë e tyre.

Ajo që bie në sy është se raporti i “Freedom House” është i fokusuar kundër personalitetit të Ilir Metës nga LSI dhe kundër Saimir Tahirit nga PS dhe nuk ka asgjë për PD. Por nëse Saimir Tahiri është nën hetim dhe nuk ka ndonjë gjë të re, fokusimi tek Ilir Meta po përpiqet të përdoret për të shtuar paranojat e tij. Duke qenë se Partia Demokratike vetë nuk është e prekur nga raporti, ajo po e përdor këtë për t’i rritur paranojën Ilir Metës, se pas raportit qëndrojnë politika të caktuara amerikane kundër tij, sponsorizuar nga Edi Rama, edhe pse autori i raportit në fakt është një profesionist serioz, por i lidhur me PD dhe Bashën që në vitin 2005.

Pra është e dukshme që sot, në këtë ditë të keqe për Ilir Metën, dikush nga PD është kujtuar ta frustrojë atë më shumë, për shumicën e gjërave që kanë bërë vetë kundër Ilir Metës, siç është dosja CEZ/DIA, ashtu dhe vlerësimi për të në raportin “Freedom Huose”. Deklaratat e Lulzim Bashës pas zgjedhjes së Ilir Metës President, janë njësoj si ato të raportit të “Freedom House”, ashtu si qëndrimet e tij për çështjen CEZ/DIA, janë ato që ekzistojnë në atë dosje qysh kur PD e ngriti këtë betejë kundër Metës në vitin 2015, dhe që Adriatik Llalla nuk e hetoi.

Asgjë të re nuk ka për Ilir Metën, përveç nevojës së PD për t’i shtuar atij paranojën dhe për ta përdorur në histerinë e tyre kundër SHBA, reformës në drejtësi dhe natyrisht në përpjekjen për të prodhuar një trazirë të re në Shqipëri, meqë Lulzim Basha po humbet partinë dhe ndoshta lirinë pak më vonë. Dhe nuk do të jetë i vetëm, si dikujt që e keqja po i vjen nga Uashingtoni për shkak të parave ruse. I duhet dhe Ilir Meta.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë