PARIS - Një letër e shkruar nga Napoleon Bonaparti gjatë fushatës ushtarake në Rusi, ku dha urdhër për shkatërrimin e Kremlinit do dalë në ankand nga shtëpia “Osenat” në Fontainebleau, pranë Parisit.
"Kjo është një letër shumë e rrallë pasi është e shkruar me një alfabet sekret, -tha Jean Christophe Chatagner, expert për këtë shitje.
Gjatë fushatës së Rusisë, e cila shënoi edhe fundin e dominimit te tij në mbarë Evropën, Napoleoni ishte në një situatë shumë të vështirë psikologjike dhe para se të linte Moskën ai dha urdhër për të hedhur në erë Kremlinin.
"Çmimi fillestar për letrën është nga 10.000 deri në 15.000 euro. Por unë mendoj se në saj të ndikimit dhe forcës në fjalinë e parë, ku Napoleoni fillon duke shkruar: "Tani është ora tre e mëngjesit e datës 22 tetor dhe unë do të hedh në erë Kremlinin”, mendoj se vlera e kësaj letre do të rritet shumë shpejt”, -theksoi eksperti, -kështu që kjo do të jetë me shumë interes për një koleksionist francez, rus, amerikan, dhe për shumë të tjerë.”
Duke pasur parasysh përmbajtjen e tij shpërthyese dhe fakti që letra të tilla janë të rralla, Chataignier pret që ajo të ngjallë një interes më të madh nga koleksionistët fanatik të historisë.
Chataignier shtoi gjithashtu se dyqind vjet më vonë, kjo pjesë historike e letrës mund të përfundojë edhe në duart e ndonjë koleksionisti rus.

(Foto, letra e Napoleon Bonapartit)
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Letra e Napoleonit, del në ankand