Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas lajmit që u publikua dje se drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda ka kërkuar informacion mbi personat që janë në hetim nga institucioni që drejton. Paloka shprehet se duhet të presim dhe të shohim a do gjenden dosjet dhe përgjimet e ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë.

Report Tv publikoi dje letrën e firmosur nga titullarja e institucionit. Donika Prela kërkonte informacion të specifikuar nga çdo oficer i policisë gjyqësore për procedimin penal, datën e regjistrimit, vepra që po hetohet, emri i personit dhe masën e sigurisë nëse ka. Gjithashtu kërkohej emri i prokurorit që po drejton hetimet për dosjen, datën e urdhrit të delegimit dhe mendimi për kohën e përfundimit të hetimeve.

Postimi i Edi Palokës
Grabitja tek TK perkohesisht eshte bllokuar. Nderkohe vazhdon grabitja me gjithe PPP-te e tjera.Per ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt qe Rama “e beri” brenda nje dite, nuk ka asnje shenje. PPP Marku “Nuk di gje”, askush nuk e ka thirrur Ramen te pergjigjet per kete ceshtje! Vellai i Agron Geronit vazhdon te jete minister i brendshem. Askush nuk jep shpjegime ende se perse ligji antimafia nuk ka vepruar ndaj Fatmir Xhafajt. Nderkohe krimi ben kerdine cdo dite; vrasje, tritol, grabitje, dhune…

Droga vazhdon te kultivohet e te trafikohet me tonelata por Fatmir Xhafaj sipas tradites se “Rilindjes” eshte “ministri me i suksesshem”, madje ja ka kaluar dhe Tahirit . Tahiri kishte eliminuar 99% te parcelave, Xhafaj deklaroi “Zero kultivim kete vit”. Nuk kuptohet, keto parcelat qe shpall se kap vete policia dhe tonelatat qe kap Italia, nga dalin!!!

Prokurorja e krimeve te renda, qe u gradua ne kete post pas sukseseve qe pati ne prokurorine e Durrësit ( ne tre muajt qe drejtoi, u vodh posta sekrete dhe vete zyrat e prokurorisë) me ne fund paska kërkuar te dije ne se ka apo jo “peshq te mëdhenj” nen procedim tek kjo prokurori.  Te shohim a do gjenden dosjet dhe përgjimet e ministrave, deputeteve dhe kryebashkiakeve socialist qe ishin ne procedim deri ditën qe prokuroret e Rames u dërguan për t’i zhdukur. Vettingu vazhdon avazin cdo dite. Nuk e di sa te korruptuar ka hequr nga sistemi, po dihen te gjithe te korruptuarit qe ka mbajtur sepse i kane sherbyer dhe jane te vendosur ti sherbejne Rames.

Sistemi i drejtesise ka rene. Shejtani tani mund te bej c’te doje; te grabise me ligj special antikushtetues pronat publike dhe private. Te fale dhe detin e naften poshte tij sepse askush nuk mund ta ndale.Qytetaret qe me te drejte ankoheshin per te korruptuarit ne sistemin e drejtesise, tani nuk kane as ku te ankohen. Shejtani ka shpallur shtetin pa sistem drejtesie. Nderkohe papunesia, varferia, pabarazia dhe padrejtesia, thellohen. Kryeskllavopronari i shqiptareve e njeh mire devizen: “Skllavit hiqi buken dhe shtoi drurin qe ta mbash nen sundim” Çeshtja mbetet, a do pranojme te trajtohemi si skllever?