Dosjet e nxehta/ Drejtuesja e Krimeve të Rënda letër urgjente vartësve: Dua emrat që po hetoni

TIRANE-Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela përmes një letre firmosur në datë 20 korrik kërkon nga çdo oficer i policisë gjyqësore informacion urgjent brenda ditës për të gjitha dosjet që janë duke hetuar. Report Tv publikon letrën e firmosur nga titullarja e institucionit. 

Donika Prela kërkon informacion të specifikuar nga çdo oficer i policisë gjyqësore për procedimin penal, datën e regjistrimit, vepra që po hetohet, emri i personit dhe masën e sigurisë nëse ka. Gjithashtu kërkohet emri i prokurorit që po drejton hetimet për dosjen, datën e urdhrit të delegimit dhe mendimi për kohën e përfundimit të hetimeve.

Vendimin, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda e justifikon duke argumentuar se po bëhet me ‘qëllim përmirësimin e punës në secilin prej seksioneve duke vlerësuar ngarkesën e secilit prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore në secilin prej seksioneve dhe efikasitetin e shpejtësinë e cilësinë e ushtrimit të ndjekjes penale në prokurori’.

Prokuroria e drejtuar nga Donika Prela ka në juridiksion hetimin e dosjeve të nxehta të korrupsionit, trafiqet dhe krimet e rënda. Aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë duke u hetuar disa dosje të bujshme; ‘Toyota’-t me 3.4 mln euro, ‘Babalja’, 613 kg kokainë që u kap në Durrës, por edhe dosja Habilaj. Donika Prela u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak kohë më parë në vendin e Besim Hajdarmatajt.


Letra e Donika Preles firmosur ne date 20 korrik 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 29/07/2018 21:46

    Aman jepini dosjet kesaj qe eshte kukell qe ti mbylli ato qe duhen , se mos heton njeri ramen veliajn etc aman se ste len kjo qe me shume ngjan me nje gomarice . Ka 2 muaj qe ka ardhur dhe ska hetuar asnje indivit te fuqishem merret me fukarejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja