Letra e Ramës për largimin e Kim, Caca: Tenton të ruajë lidhjet! Logu: Dukej si çlirim nga makthi! Mece dhe Beqiri: Berisha e sulmon prej shpalljes non grata

Dita e fundit e Yuri Kim si ambasadore e SHBA në vendin tonë është shoqëruar me një letër mirënjohje nga Edi Rama dhe një shkrim plot me akuza nga Sali Berisha. Këto reagime janë komentuar nga ish deputeti Arben Mecaj, avokati Idajet Beqiri, anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Besart Logu dhe avokati Përparim Caca, të cilët ishin të ftuar në Report Tv në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga.

Për tu ndalur te letra e Ramës, avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i qeverisë përshkruan të gjithë veprimtarinë me ambasadoren në këto 4 vite ku nuk ka p[asur vetëm gëzim por edhe inat. Ndërsa Përparim Caca e interpreton letrën si tentativë të Ramës për të ruajtur lidhjet me Yuri Kim.

Arben Meçaj thotë se në analizën e tij, Rama nuk shkruan si kryeministër por e konsideron si të keqe të domosdoshme në Shqipëri. Nga ana tjetër Besart Logu thotë se reagimi i Ramës dukej si çlirim nga makthi.

Arben Meçaj: Rama ka bërë opionistin se nuk ka këndvështrim të orientuar por bën analizë gjithëpërfshirëse. Nuk e vendos veten si kryeministër në marrëdhënie me ambasadoren por duke qenë një si ne, i pavarur nga politikat e drejtpërdrejta. Ai përshkruan 3 vjet e gjysmë aktivitet të Yuri Kim, e konsideron të keqe të domosdoshme në Shqipëri. Si e keqe e domosdoshme kishte detyrë të linte Shqipërinë më mirë se sa e gjeti dhe të prodhonte frymë në drejtësi që të ballafaqoheshim me ngjarje që s’na shkonin në mendje.

Përparim Caca: Mua më duket letër mironjohje, me nota servilizmi. Ky lloj falenderimi nuk është vetëm për periudhën që ka kaluar, por edhe për atë që do vijë. Rama po tenton t’i ruajë sërish lidhjet Yuri Kim.

Idajet Beqiri: Është letër që do të përbëjë shumë elemente që do punojnë e do ta zhbirojnë dhe do të nxjerrin konkluzione e do të studiojnë mbi bazën e saj se janë shumë fjalë që tregojnë edhe nivelin e lartë të një publicisti, të një diplomati. Është një letër ku ka brenda të gjithë jetën e veprimtarinë e tij gjatë këtyre 4 viteve se si ka shkuar me ambasadoren se ka gëzim, qeshje, hidhërim, inat. Pra të gjitha janë përmbledhur se nuk e ka pasur të lehtë punën e nga ana tjetër ka edhe optimizmin e tij në kuptimin që nuk ka ikur por është shumë herë më e fuqishme se me postin që ka marrë nuk do i lërë në mes të rrugës.

Besart Logu: Letra dukej si një çlirim për shkak të prezencës së Yuri Kim. Duket se ka qenë makth për Ramën se raportet e DASH janë të gjitha të zeza. DASH i merr të dhënat nga përfaqësia e SHBA në vendin përkatës. Ambasadorët e huaj vijnë e ikin duke qarë nga Shqipëria.

Sa i përket reagimit të vetëm nga opozita, atij të Sali Berishës, Arben Meçaj thotë se i vijon sulmet në këtë ditë të fundit vetëm prej goditjes që ka marrë me shpalljen non grata. Ndërsa avokati Idajet Beqiri shprehet se pritej reagimi i Berishës.

Arben Mecaj: Ai bëri një pikturë të shkruajtur. Në 3 vite e gjysmë ka bërë detyrën e tij në të gjitha planet. Ndryshe bën Berisha që po filloi të flasë bën 250 akuza, shpall 5 mijë armiq dhe në fund e mbyll sikur vetëm ai ka të drejtë. Berisha ka një problem të madh shumë, goditjen ndaj tij e ka bërë DASH. Nuk ballafaqohet dot dhe në çdo betejë që do bëjë me DASH, del i humbur. Berisha e ka problem të madh marrëdhënien me DASH dhe gjatë gjithë kohës tenton të provojë fajtorin i cili nuk është DASH.

Përparim Caca: E prisja reagimin e Berishës. Një ambasadore është aty në mbrojtje të interesit kombëtar. Dihet protagonizmi. Duke qenë se ka përkuar se u shpall Berisha ‘non grata’, i ka dhënë Kim një rol parësor. Vazhdimi i luftës së Berishës nuk është produktiv. SHBA nuk shikojnë në sy askënd kur bëhet fjalë për interest e veta. Berisha mundohet ta kanalizojë se roli i Yuri Kim ka qenë të shpallet ‘non grata’.

Idajet Beqiri: Deklarata e Berishës ishte e pritshme. Yuri Kim duke ditur interesat e SHBA dhe e konsideron këtë vend interes të lartë kombëtar e pati meritën e madhe që kuptoi se cfarë e pengon këtë vend që të reflektojë pozitivitet e demokraci, berishizmi.

Me një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, në rreshta mbase diplomatikisht skandaloze siç shprehet, kryeministri Edi Rama, njoftoi publikisht se i dorëzoi Yuri Kim, ambasadores amerikane në largim, Yllin e madh të Mirënjohjes Publike për përpjekjet e saj për të ndihmuar që Shqipëria të bëhej një vend më i mirë. Ndryshe nga kreu i qeverisë, ish kryeministri Sali Berisha vijon akuzat për Yuri Kim. Në një shkrim të gjatë, Berisha thotë se vlerësimet e Ramës vijnë si pasojë e sinkronizimit të tyre në luftën ndaj opozitës dhe heshtjen që Kim bëri për aferat e qeverisë.

Me mbylljen e mandatit në Tiranën zyrtare, ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, atë të zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane. 

Këtë detyrë diplomatja amerikane pritet ta marrë nga data 10 korrik.Në janar 2023 Presidenti amerikan Joe Biden emëroi David J. Kostelancik, dhe më 30 mars 2023 gjatë seancës së konfirmimit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ai parashtroi përparësitë e tij si ambasador në Shqipëri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano