Letra prekëse e 10-vjeçares për
Clinton: Meshkujt s’janë më të fortë

Letra prekëse e 10-vjeçares për<br />Clinton: Meshkujt s’janë më të fortë
SHBA – Letra e një vajze 10-vjeçare, drejtuar Hillary Clinton po bën xhiron e botës në internet. Vogëlushja Kaia James e përcolli me dhimbje fjalimin e parë të Hillary Clinton, pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, ku ajo u bëri thirrje vajzave dhe grave të mos heqin dorë nga ëndrrat.

Pasi dëgjoi fjalimin e Clinton, 10-vjeçarja shkroi një letër të hapur, ku thekson se meshkujt nuk janë më të fortë dhe femrat mund të bëhen çdo gjë dhe të bëjnë çdo gjë.

Kaia e përfundon letrën duke i shprehur Hillary-t se ajo “do të përfundojë atë që ajo nisi” dhe do të ndryshojë ëndrrën e saj nga të qenit një astronaute, për t’u bërë një lidere botërore.

Letra:
“E nderuar Hillary Clinton,

Faleminderit që garove për mua dhe për të gjitha gratë dhe vajzat.

Femrat mund të bëhen çdo gjë dhe të bëjnë çdo gjë. Meshkujt nuk janë më të fortë se sa gratë.

Unë mendoj se është mahnitëse fakti që kur ishit në moshën time, ju donit të bëheshit një astronaute, kur të rriteshit, -unë, gjithashtu.

Edhe pse ju kurrë nuk u bëtë një astronaute, keni bërë kaq shumë gjëra të pabesueshme.

Ju luftuat për ne dhe tani është radha jonë të luftojmë për ju. Nuk ka mbaruar ende.

[gallery]19579[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois