‘Letra që babai më la pas vdekjes, zbuloi sekretin tim'/ 53-vjecarja, pasi mësoi të vërtetën braktisi familjen

Vajza që u bë pjesë e familjes së madhe me shumë anëtarë gjithnjë e ka vuajtur diferencën mes vëllezërve dhe motrave, pasi i ka munguar dashuria dhe ngrohtësia e familjes. Një histori si në përralla, ajo ishte si Hirushja që trajtohej si një shërbëtore në familjen Seferi. Ndjehej e huaj në atë familje dhe kërkonte gjithnjë një rrugëzgjidhje për fatin e saj. Suzana është në kërkim të nënës që e solli në jetë 53 vite më parë, më 27 prill të vitit 1967.

Kam kërkuar në familjen ku u rrita të mësoj të vërtetën. Ata nuk më treguan kurrë. Shumë kam dëgjuar rreth historisë sime, prej fqinjëve, se më kishte gjetur babai dhe më mori në atë shtëpi. Një tjetër variant se, dikush më la në atë shtëpi që të më merrte më vonë sërish, por që kjo nuk ndodhi. Edhe kur u rritëm, motra me të cilën kam thuajse të njëjtën moshë, më largonte duke u thënë shoqeve të mia se unë nuk jam motra e saj, por se vetëm isha rritur tek ata. Mundohesha të shmangesha nga të tilla situate, se më bënin të ndihesha keq. Përbrenda ndieja vetëm dëshpërim dhe derdhja lot

Prej 13 vitesh nuk ka asnjë komunikim me familjen që e rriti. Dhembja e ka bërë të fortë, por 53-vjeçarja tregon e dëshpëruar për letrën që babai la, para se të ndërronte jetë. Një letër ku fshihej e gjithë e vërteta.

I kam bërë pyetje prindërve, për të më treguar të vërtetën, por ata nuk më kthenin përgjigje. Babai e kishte një peng ndaj më thonte, se nuk ndahem nga kjo jetë pa të treguar. Ai kërkoi një letër për të shkruajtur, pak para se të ndërronte jetë. Ajo letër që fshehu të vërtetën u zhduk dhe unë nuk e lexova dot kurrë. Me nënën që më rriti nuk kam më asnjë kontakt. Nuk e di nëse është gjallë apo vdekur. Nuk kam shkelur në atë shtëpi, që prej 13 vitesh, sepse u largova për të zbuluar të vërtetën e jetës sime. Kam shkuar në gjendjen civile dhe kam zbuluar se në trungun familjar ekzistojnë emrat e gjashtë fëmijëve, ndërsa emri im nuk figuron. Iu kam kërkuar edhe motrave të më ndihmojnë, por ato nuk i kam patur kurrë mbështetje, ndaj u drejtova në emisionin tuaj, për të gjetur këtë të vërtetë që më është mohur prej kaq vitesh.

Prej 21 vitesh Suzana është e martuar me Ismail Subashin nga Kamza, me të cilin ka një djalë 18 vjec. Asnjë kujtim nuk ruan nga ajo fëmijëri e vështirë, pasi familjarët ia hodhën në zjarr cdo foto. Një pyetje ia ka bërë gjithnjë vetes, pse i gjithë ky mllef ndaj saj?

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen