Ministria e Financave njoftoi se ditën e hënë, më datë 19 maj 2014, ora 09.00 do të zhvillohet ankandi për shitjen e obligacioneve 2-vjeçare në mjediset e Bankës së Shqipërisë.

Ankandi i letrave 2-vjeçare me vlerë me kupon fiks parashikon që data e emetimit të jetë 21.05.2014, data e maturimit 21.05.2016 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 3 miliardë lekë.

Interesi vjetor indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 4.80 për qind dhe do të paguhet çdo 6 muaj për blerësit, përkatësisht në datat 21 Nëntor dhe 21 Maj.

Individët pjesëmarrës në ankand duhet të kryejnë të gjitha veprimet (bankare, operacionale) në sportelet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare bankare të autorizuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të paktën 48 orë para datës së zhvillimit të ankandit.

Në ankandin e fundit për këto lloj obligacionesh, interesi është përcaktuar 4.83%.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online