Levë kokës zyrtarit të Ministrisë,
reperi i njohur kërkon falje publike

Levë kokës zyrtarit të Ministrisë,<br />reperi i njohur kërkon falje publike<br>
Reperi i njohur, Don Arbas, ka reaguar pas lajmeve se ishte autori i dhunës së ushtruar ndaj një zyrtari të Ministrisë në Prishtinë. Ngjarja ndodhi një javë më parë, ku u bë publike se reperi kishte dhunuar dhe goditur me levë hekuri zyrtarin e Ministrisë.

Lajmi u mohua nga motra e reperit, Arta Bajrami, e cila tha se vëllai i saj ishte më të gjatë gjithë kohës. Por, vetë Don Arbas ka pranuar fajin, duke kërkuar falje publike për atë që ka ndodhur. Përmes një postimi në ‘facebook’, reperi shkruan se nuk ka qenë kurrë njeri i dhunës dhe as i përfolur për keq, duke shtuar se i kërkon ndjesë publike zyrtarit Ilir Tolaj, me të cilin është konfliktuar.

"Një incident që ndodhi para ca ditëve m'boni personazh të Portaleve, unë kurr skam qënë njeri i dhunës as të përflitem për keq , përkundrazi jam marrë me dicka që është larg dhunës dhe afër cdo parimi njerëzor dmth me ( ART ), dhe si artist u ndjeva keq për atë që ka ndodhur pa marrë parasysh fajtorin gjej rastin ti kërkoj ndjesë publike Dr Ilir Tolaj't me të cilin u konfliktova, ky konflikt ishte dicka sekondare dhe ndodhi ajo që ndodhi , zdua të zgjatem thjesht dua të sqaroj opinionin publik që kjo që ndodhi nuk ka të bëje me personalitetin dhe karakterin tim . Falëminderit të gjithve për mirkuptimin .!!", shkruan reperi.

reperi
(Reagimi i reperit Don Arbas)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore