Levan-Tepelenë, banorët në
vështirësi për të kaluar rrugën

Levan-Tepelenë, banorët në<br />vështirësi për të kaluar rrugën
FIER- Për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, banorët e fshatrave ku kalon autostrada Levan-Fier hasin vështirësi të mëdha.
 
Gjatë natës kalimi i rrugës mund të rezultojë edhe fatal, si pasojë e mungesës së ndriçimit në rrugë.

Ky aks rrugor, punimet në të cilin vijojnë prej dy vitesh, ka hyrë në listën e zezë të aksidenteve rrugore në vend, teksa deri më tani janë shënuar të paktën 10 viktima dhe mbi 20 të plagosur.

Aksidenti më i fundit u regjistrua para pak ditësh ku gjetën vdekjen dy persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë.
Banoret e fshatrave Frakull, Cakran dhe Levan, çdo ditë detyrohen të kalojnë në këtë rrugë, ndërsa theksojnë së projektuesit duhet të kishin menduar për nënkalimet dhe mbikalimet e rrugës.

Një nënkalim ekzistues sipas banorëve shpesh herë del jashtë funksionit pasi si pasojë e reshjeve të shiut kalimi i rrugës bëhet edhe më i vështirë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor