TIRANE – Rritja e kostos së rrugës Levan-Vlorë ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Zv/ministri i Transporteve, Ernest Noka, shpjegoi se projekti ka nevojë për ndryshime dhe për këtë janë kërkuar nga BERZH 7.5 milionë euro dhe 3 milionë të tjerë nga Banka Europiane e Investimeve (BEI).
Në mbledhjen e komisionit kanë marrë pjesë edhe disa ekspertë të Ministrisë së Transporteve, të cilët janë përfshirë në debate me përfaqësuesit e opozitës. Deputetët e PS kërkuan llogari pse mungesa e stabilizantit u zbulua vetëm në përfundim të projektit, kur rrugës i ishin vendosur edhe vizat e bardha. Ata e cilësuan si të papranueshme rritjen me 20% të kostos së projektit.
Deputetët socialistë kërkuan gjithashtu informacione përsa i përket afatit të punimeve, kur janë miratuar ndryshimet dhe kush ka vendosur për to.
Parlamentarja e PS, Mimi Kodheli, deklaroi se forca politike që ajo përfaqëson nuk do të votojë në Kuvend për këtë shtesë. “Në këtë rrugë fshihen afera korruptive”, deklaroi ajo.
Në disa momente momentet e tensionit në Komision janë rritur ndjeshëm ndërsa deputeti Arben Ahmetaj i PS i kërkoi kolegut të PD, Edmond Spaho, njëkohësisht kryetar i Komisionit, të mos ndërhynte gjatë pyetjes së ekspertëve të Ministrisë së Transporteve.
Afati i fundit për përfundimin e rrugës është fundi i gushtit 2012. Ndërkohë që ishte parashikuar të mbyllej në 2009. Deputeti socialist Erion Braçe pyeti kur është marrë vendimi për shtyrjen e afatit të punimeve. Por Noka tha se nuk ishte në gjendje të shpjegonte me saktësi se kur është marrë një vendim i tillë.
Më pas debatet janë spostuar firma kontraktuese dhe nënkontraktueset e saj. Ylli Gjoni tha ka qenë vetë firma kontraktuese ajo që ka përzgjedhur nënkontraktueset, që janë nga vendi dhe rajoni. Ndër to, më e madhja është “Alban Tirana”. Në Komision u theksua gjithashtu se ndonëse punimet kanë mbaruar, kompanitë ende nuk janë paguar.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com