Bundesliga gjermane e futbollit mbylli këtë të diel javën e 7-të. Leverkusen fitoi 3-0 kundër Koln duke marrë i vetëm kryesimin e renditjes. Tri pikë edhe për Bayern Munich, që fitoi 3-0 kundër Freiburg. Fitore edhe për Frankfurt, që mundi 2-0 Heidenheim.
Në "BayArena", Bayer Leverkusen iu fal golave të Hofmann, Frimpong dhe Boniface, për të marrë kryesimin e Bundesligës me 19 pikë, një më shumë se Stuttgart. Në fushë për "Aspirinat" 90 minuta luajti edhe Granit Xhaka.
Bayern Munich iu fal dopietës së Coman në minutat 12 dhe 85, si edhe golit të Sane për tri pikët kundër Freiburg.
Bundesliga - java 7:
15:30 Bayer Leverkusen 3-0 Koln (Hofmann 22', Frimpong 32', Boniface 67')
17:30 Bayern Munich 3-0 Freiburg (Coman 12', 85', Sane 25')
19:30 Eintracht Frankfurt 2-0 Heidenheim (Larsson 39', Knauff 72')
Renditja:
Komente





