Lëvizja Për Universitetin: Pedagogë po u shesin studentëve librat e tyre me detyrim! Dekani i 'Shkencave Sociale' të ndërhyjë

Lëvizja Për Universitetin: Pedagogë po u shesin studentëve librat e tyre me detyrim! Dekani i 'Shkencave Sociale' të ndërhyjë

Fakulteti i Shkencave Sociale

TIRANË- Lëvizja Për Universitetin ka denoncuar se pedagogë po u shesin librat e tyre me detyrim!

Bëhet fjalë për studentët në Fakultetitin e Shkencave Sociale. Sipas tyre, një gjë e tillë ishte zhdukur prej kohësh për shkak të rezistencën e studentëve, por tani më është rikthyer sërish.

Për rrjedhojë, nisur nga kjo, Lëvizja Për Universitetin kanë formosur një kërkese në të cilën evidentohet një rast i përsëritur i shitjes së librit me detyrim nga pedagogia e lëndës dhe kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Dekanit

"Në Fakultetin e Shkencave Sociale, aktivistë dhe studentë ndërmorën nënshkrimin e një kërkese në të cilën evidentohet një rast i përsëritur i shitjes së librit me detyrim nga pedagogia e lëndës dhe kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Dekanit. Fenomeni i shëmtuar i shitjes së librave me listë emrash ishte zhdukur prej kohësh në Fakultetitin e Shkencave Sociale për shkak të rezistencës së vazhdueshme studentore. Për shkak të kësaj tradite, edhe reagimi ndaj rastit në fjalë ishte i menjëhershëm.

Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjithë studentëve të denoncojnë raste të tilla dhe të organizohen në mënyrë të ngjashme për t'i rezistuar shitjes së librave me detyrim. Në ambiente universitare, pedagogu duhet të jetë kultivues i dijes dhe mendimit kritik, jo tregtar faqesh dhe shkronjash", thuhet në reagim.

Kërkesa e firmosur nga studentët, e publikuar nga Lëvizja Për Universitetin

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/04/2022 01:48

    Kur ishim ne UT,kishim disa lende qe i benim per 6 muaj,ishin lende qe nuk kishin te benin me degen qe studionim.Disa profesore te ketyre lendeve na dhane lista me emra librash qe t'i blinim e t'i perdornim si shtese te leksioneve.Nuk ishin libra te bere prej tyre,por te autoreve te tjere,shumica te huaj.Keshtu u detyruam t'i blinim dhe pas 6 muajsh,na mbeten ne dore si dopio gjashta.Personalisht mendoj qe studentet nuk duhen detyruar te blene libra te tille per lende 6 mujore,pa lidhje me degen.Me mire te rekomandohen bibliotekat.Ky ishte nje shpenzim i panevojshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar