Gjykata e Tiranës ka regjistruar në Shqipëri Qendrën “Lëvizja VETËVENDOSJE!” me statusin e organizatës jo fitimprurëse. Lëvizja deklaron se do të angazhohet për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.
“Ne e vlerësojmë këtë vendim të marrë bazuar mbi ligjet dhe shtetin e së drejtës. Ky akt është vazhdimësi e aktivitetit tonë disa vjeçar në Republikën e Shqipërisë, por tashmë në një formë të re. Në qëllim dhe motiv, në parim dhe veprim, përmes këtij themelimi ne do të angazhohemi për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, ashtu siç shprehet edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bashkë me përpjekjen për një shtet zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar.
Frymëzimi ynë rrjedh edhe nga përfytyrimi i të ardhmes për vendin tonë, si vend që ia mundëson grupeve e shtresave të ndryshme shoqërore dhe individëve shpërthimin e potencialeve të tyre, duke zhvilluar e mbrojtur ekonominë e përbashkët dhe atë individuale me drejtësi, demokraci, transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrje.
Përmes kësaj forme të organizimit synojmë të bashkëpunojmë me sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, akademikë, qytetarë aktivë dhe ekspertë të fushave të ndryshme anembanë Republikës, të gjithë trojeve si dhe në mërgatë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri do të organizojë inaugurimin në Tiranë për të shënuar fillimin e këtij organizmi të ri, në mes të muajit maj” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Pak ditë më parë, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca që bën pjesë edhe në degën e Tiranës tha se nuk përjashtohet mundësia që Vetëvendosje të marrë pjesë në zgjedhje në Shqipëri.
Komente












Keta jane me shqiptar se disa qe e kane Shtetsine e shqiperise.. nuk kane lidhje me mjekrrat keta njerez ..
Përgjigjuerdhen serbet
PërgjigjuFillimisht te perzejne mjekrat dhe pastaj bashkimin. Nuk duam bashkim pa shndëruar me parë mjekrat radikale në njerëz.. Në shqiptareve të Shqipërisë mjekrat na i sollen prej Kosove. Deri në 1990 nuk dinim se ç’ishin keto mjekra
Përgjigju