TIRANE - Ndryshime në radhët e policisë së shtetit, konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Rrugore, ku drejtori i këtij dikasteri është larguar nga ky post.
 
Kështu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Ervin Hoxha është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është vendosur Mit’hat Tola, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë Rrugore në Tiranë.
 
Vendimi për lëvizjet në polici janë bërë me urdhër të Drejtorit të Policisë, Artan Didi, ku mësohet se shkak për lëvizjen e Hoxhës, ka qenë perfomanca dhe rezultatet në punë.
 
Deri më tani nuk dihet se çfarë posti do të mbajë tashmë ish-drejtori i Policisë Rrugore Ervin Hoxha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)