Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë ndodhur disa lëvizje shefash, ndërsa njëkohësisht ka pasur edhe zëvendësime të tyre.

Shefi i Antidrogës në Policinë e Tiranës, Alban Trimi është larguar nga ky pozicion duke u emëruar shef Krimesh në Drejtorinë e Policisë Kukës.

Në vend të tij, te Antidroga është emëruar Alban Hoxha.

Po ashtu, shefi i Sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës Dritan Xhindoli është larguar nga ky post duke u emëruar specialist hetimi tek Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.

Në vend të tij emërohet Gilber Hoxha. Ardit Elmazi emërohet Shef i Analizë-Koordinimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)