Në Policinë e Shtetit janë bërë ndryshime në postet drejtuese. Sipas informcioneve lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku Altin Gusho, shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.
Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin.
Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Ende nuk dihet nëse do të ketë apo jo lëvizje të tjera.
Komente









