Muaji janar ka shënuar një rritje si të të huave që kanë hyrë në Shqipëri, ashtu dhe të daljeve të shqiptarëve jashtë.
Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2020, janë 693.956.
Krahasuar me Janar 2019, ky tregues rezulton me rritje 20,9 %. Në Janar 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 249.461. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur me 19,1 %.
Në Janar 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 38,9 %, ndonëse nisur nga një bazë e vogël (gjithsej 550 polakë) ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Zvicra me 1,2 %, krahasuar me Janar 2019. Hyrjet e polakëve kishin shënuar rënie në 2019-n.
Në vlerë absolute, rritjen më të lartë e kanë shënuar shtetasit nga Kosova, të cilët përbëjnë dhe 31% të hyrjeve në total. Gjithsesi, rreth 78 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri në janar.
Në vend të dytë janë hyrjet nga shtetasit grekë, me rreth 39 mijë në, ose 15.5% e totalit.
Shtetasit nga Maqedonia përbënin 15.2% të totalit të hyrjeve në janar, ose rreth 38 mijë.
Më pas vijojnë shtetasit nga Mali i i, Italia, Anglia, SHBA.
Rreth 93% e hyrjeve të shtetasve të huaj ishin për arsye personale, si puhsime, vizitë tek të afërm etj; 3% për arsye profesionale dhe 4.6% për arsye tranziti.
Hyrjet e shtetasve të huaj për arsye biznesi dhe profesionale u rritën ndjeshëm në janar, me 53.1% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2020, janë 842.694 duke shënuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2020, janë 531.065. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur 17,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2020, janë 311.629. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur 29,9 %. Monitor
Kryeson Jorgjëria e Jorgove!
Përgjigju