Një 33-vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.6 në zonën e Astirit pasi qarkullonte i armatosur.

33-vjeçari Kristan Lloci është arrestuar në orët e para të ditës së sotme te rrethrrotullimi i Astirit duke lëvizur me armë zjarri të llojit pistoletë dhe municion luftarak. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Tiranë 

Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.

U kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, gjatë natës, në Astir, vihet në pranga 33-vjeçari.   

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi: 

-K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.