Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. Mario Nika është arrestuar në flagrancë pasi hodhi nga dritarja e makinës çantën ku kishte futur një pistoletë, plumba dhe një palë pranga.
Arrestimi i tij është bërë i mundur pas informacioneve që policia kishte marrë mbi një person që qarkullonte i armatosur në rrutën “5 Maji”.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shangur përgjegjësinë ligjore.
Municioni luftarak i sekuestruar
Komente


Po camzakezat apo per prove materiale. Hahahah
Përgjigju