KORÇË- Policia e Shtetit ka sekuestruar 11 kg marijuanë në Maliq. Për ngjarjen ka rënë në në pranga Saimir Kroi, 29 vjeç, banues në fshatin Vreshtas-Maliq.
29-vjeçari u kap në flagrancë me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës ndodheshin edhe 9 kg drogë.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kg. Policia ka vazhduar punimet për për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.
Njoftimi i plotë:
Maliq
Goditet një rast i "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Sekuestrohet rreth 11 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale, nga Sektori për Hetimin e Krimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë është goditur një tjetër rast në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Saimir Kroi, 29 vjeç, banues në fshatin Vreshtas-Maliq.
Shtetasi i mësipërm është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Vreshtas, me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej:
9 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, sasi kjo e ndarë në pako.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Po punohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazur në nenin 283 të Kodit Penal.