Lëvizte me armë gjahu, vihet nën hetim 17-vjeçari në Mat

Lëvizte me armë gjahu, vihet nën hetim 17-vjeçari në Mat

MAT- Një 17-vjeçar është vënë në hetim në Mat, pasi lëvizte nëpër qytet me një armë gjahu në duar duke krijuar panik tek banorët e zonës.

Pas denoncimit të qytetarëve, policia ka rrethuar zonën ku ndodhej adoleshenti për t’i sekuestruar armën e gjahut. Fillimisht, 17-vjeçari, O.C., ka tentuar që ta fshehë armën në tarracën e banesës së shokut të tij.

Ai është vënë në hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.      

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?