VLORË- Dy shokët Arnaldo Matodashaj dhe Olsi Caushaj janë vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi në iu gjet një armë zjarri në mjetin ku po udhëtonin.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte Arnaldo Matodoshi dhe ku ishte pasagjer Olsi Caushaj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shoferit. .
Ndërkaq, pasagjeri u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)