Një 33-vjeçar i identifikuar si Vilson Hamza Rama, është arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ pasi lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë. Gjithashtu, u vunë nën hetim në gjendje të lirë, dy pasagjerët e identifikuar si I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.

Pas informacioneve se në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driver”. Në rrugën "Myslym Keta", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues 33 vjeçarin dhe dy pasagjerët.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.