Policia e Tiranës nisi hetim në gjendje të lirë për 19 protestues që organizuan dhe nxitën protestues të tjerë për të bllokuar mbrëmjen e së dielës autostradën Tiranë-Durrës dhe rrugën e Rinasit për marshimin prej më shumë se 5 orësh.
U proceduan penalisht shtetasit Gentjan Progni, Arilda Lleshi, Arvina Lleshi, Ilir Farruku, Ergys Hysa, Arben Kola, Fatjon Rrapaj, Visuar Dalipi, Orgito Bilalaj, Defrim Lika, Ledajon Nerguti, Algersi Kopaçi, Aleksandro Mango, Timoteo Manaj, Kristjan Zyka, Bledar Patlli, Gjon Ndoi, Luçiana Kokaj dhe Irini Myftaraj.
Mes të proceduarve, është edhe gazetari i televizionit të familjes Berisha, Visuar Dalipi, i njohur në rrjetet sociale nga një faqe e quajtur 'Banka e Fundit'. Visuar Dalipi, në shumicën e ditëve kur është protestuar, ka 'udhëhequr' turmën në rrugët e Tiranës dhe është përpjekur të heqë mikrofonin, duke ndaluar fjalimet e të pranishmëve.
Ata akuzohen për 3 vepra penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Po ashtu, lidhur me bllokimin e rrugës, janë sekuestruar edhe 2 automjete, që dyshohet se janë përdorur për këtë qëllim. Sipas Policisë, ishin organizatorët dhe përgjegjësit për tubimin që i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë marshimin në drejtim të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Pas kilometrash të tërë në këmbë, marshuesit u ndaluan nga policia në mes të rrugës së Rinasit, duke mos u lejuar të avancojnë më tej. Gjatë marshimit bllokimi ishte total, ndërsa qytetarët e patën të pamundur të mbërrijnë në destinacion.
Komente








Është trysni e pastër e KLIKËS 36 VJEÇARE ANTISHIPTARE VEÇANËRISHT E PUSHT PUSHTETIT rilindas me kryeministër edvinramën e salehut të 2008 -tës.
Përgjigju