Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi është kapur duke lëvizur me armë me vete.
Anton Gjoka banues në fshatin Fushë Kuqe në Kurbin u arrestua në flagrancë pasi pas informacioneve të siguruara nga polica ai u ndalua dhe pas kontrollit iu gjet dhe pistoleta që mbante në një çantë.
Gjithashtu policia ka kryer një kontroll dhe në banesën e Gjokës ku i ka gjetur dhe një sasi municioni ushtarak si dhe një armë zjarri pushkë, të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme