TIRANË - Një shofer taksie të cilit i ishte bllokuar leja e drejtimit për 6 muaj, ka tentuar që të korruptojë efektivin e policisë në mënyrë që ta linte të vazhdonte rrugën, por i janë hedhur prangat.

Nga ana e Komisariatit te Qarkullimit Rrugor Tirane, ne bashkëpunim me Seksionin e Anti Korrupsionit Tirane,  sonte me rreth ores 19:30, ne segmentin rrugor Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur "Rrethrotullimi i Teg" është bërë arrestimi në flagrancë i Kujtim Hoxhës nën akuzën e korrupsionit.
 
Burime nga policia bëjnë me dije se Hoxha në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të Qarkullimit Rrugor, ka qenë në lëvizje me automjetin e tij me targë "TR 219 T" e markës "Alfa Romeo" Taksi, i cili  ne momentin e konstatimit nga punonjësi qarkullimit rrugor ka qenë me leje drejtimi te pezulluar për 6 muaj,.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)