Levrek i mbështjellë me aromë deti
Përbërësit:
- Levrek deti
- Vongole
- Karkaleca (sipas dëshirës)
- Domate
- Speca të gjelbër
- Ullinj të zinj
- Kaperi
- Vaj hudhre
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:

Pasi e kemi pastruar levrekun bëjmë një filetim të tij dhe e vendosim të hapur mbi një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Vendosim domate pomodorini, ullinj, speca të prera në rrathë, vongole, kaperi dhe karkaleca të pastruar. Bëjmë një spërkatje me pak vaj hudhre, vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e mbështjellim mirë me letrën e pjekjes. E fiksojmë me spango kuzhine dhe e vendosim tavën në furrë për disa minuta derisa peshku të piqet mirë.
Komente

