Jetojnë në baraka dhe në kushte esktreme ekonomike, por sikur të mos mjaftonte kjo, prej 4 muajsh vuajne edhe mungesën e energjisë elektrike. Përsonazhe të kësaj historia janë 8 familje rome, të cilat jetojnë në qender të qytetit të Lezhës.

Shkak për ndëprerjen e energjisë elektrike është bërë pamundësia e këtyre familjeve për të paguar faturat të ardhura afrofe. Ata thonë se të vetmen të ardhur që kanë, janë leket që sigurojnë duke mbledhur kanaçe dhe sipas tyre, e kanë të pamundur që të shlyejnë faturat e fryra të energjisë elektrike. Banorët i kanë bërë apel edhe institucioneve shtetërore për ndihmë.