Lezhë, 4 muaj pa energji elektrike
banorët: S’paguajmë dot afrofe

Lezhë, 4 muaj pa energji elektrike<br />banorët: S’paguajmë dot afrofe
Jetojnë në baraka dhe në kushte esktreme ekonomike, por sikur të mos mjaftonte kjo prej 4-muajsh vuajne edhe mungesën e energjisë elektrike.
 
Përsonazhe të kësaj historia janë 8 familje rome të cilet jetojnë në qender të qytetit të Lezhës. Shkak për ndëprerjen e energjisë elektrike është bërë pamundësia e këtyre familjeve për të paguar faturat të ardhura afrofe, pasi nuk kanë mundësi financiare.
 
Ata thonë se të vetmen të ardhur që kanë, janë leket që sigurojnë, duke mbledhur kanaçe dhe sipas tyre e kanë të pamundur që të shlyejnë faturat e fryra të energjisë elektrike.
 
Sipas tyre është tepër e vështirë për të jetuar pa energji sidomos në këtë periudhe dimri kur temperaturat janë ulur ndjeshem, duke i bërë apel shtetit për t'i ndihmuar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve