LEZHE - Rritja e numrit të inspektimëve nuk është një tregues për sigurinë ushqimore. Kështu u është drejtuar Zëvendës Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Besnik Jakaj inspektorëve të Lezhës në analizen 1-vjeçare të punës së këtij institucioni.

Sipas Jakajt krahasimi duhet të jetë vetëm me rritjen e siguriseë së produktëve ushqimore për konsumatorët. 

"Rritja e numrit të inpektimeve është një element, një tregues por nuk është kjo e gjithë ngjarja, problemi është te cilësia e inspektimeve, te kapacitetet që ju keni, te mënyra dhe rruga që gjeni për të garantuar sigurinë ushqimore në qarkun tuaj." tha Besnik Jakaj zëvendësdrejtori i Pergjithshem i AKU-së

Në analizen 1-vjeçare të punës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë janë prezantuar edhe objektivat e parëlizuara, kryesisht më sistemimin e tregut të mishit në Milot që mbetet një problem shqetësues.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)