Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, duke asgjësuar rreht 2 mijë  rrënjë kanabis.

Sipas një njoftimi nga drejtoria e policisë së Lezhës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vendin e quajtur Gëziq u konstatua prania e bimëve dhe u krye asgjësimi i tyre me anë të djegies. 

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com