Rritja e numrit të rasteve të grabitjeve me dhunë gjatë mbrëmjes në rrugët e qytetit të Lezhës është kthyer në një shqetësim për banorët e Lezhës.

Duke marrë shkas edhe numri i ulët i arrestimit autorëve të këtyre grabitjeve, banorët i bëjnë apel bashkisë të hartojë një plan për vendosjen e kamerave të sigurisë në disa nga rrugët dhe kryesorë të këtij qyteti.

Projekt-idea për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet është paraqitur në bashkinë e qytetit edhe nga drejtoria e policisë Lezhë. 

Burime nga komisariatit të këtij qyteti kanë bërë të ditur se nëse realizohet një projekt i tillë, zbulueshmëria e këtyre krimeve do ishte më e lartë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)