LEZHË - Të pastrehët në qytetin e Lezhës, që kanë plotësuar kushtet e parashikuara për marrjen e një kredie të zbutur, janë bllokuar, pasi banka nuk ka më kredi në dispozicion.
Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i shërbimeve në bashkinë e Lezhës, Nikolin Prendi, i cili i ka kërkuar ministrisë së Brendshme dhe Entit Kombëtar të Banesave që të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën e krijuar në këtë njësi vendore. Prendi ka kërkuar gjithashtu që të dërgohen menjëherë nga këto institucione, kuotat shtesë për këto kredi, në mënyrë që këta aplikantë të përfitojnë këto kredi.
Në pritje të një përgjigjeje për të përfituar kredi me interes të butë janë rreth 360 aplikantë, ndërsa kanë mundur të përfitojnë strehë nëpërmjet këtyre kredive të buta vetëm 120 familje të qytetit të Lezhës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com