Një 20-vjeçar ka rënë në pranga ditën e djeshme pasi tentoi të vidhte një banesë. Ngjarja që ka shkaktuar çaste tmerri e paniku te pronarët e banesës ka ndodhur dje në qytetin e Lezhës, në lagjen “Gurra”, teksa mësohet se dy të rinj janë përpjekur të hapin derën e apartamentit të shtetases me iniciale M.N. Përpjekja e tyre ka rezultuar e pasuksesshme, pasi autorët janë larguar menjëherë sapo kanë dëgjuar zhurma brenda banesës dhe kanë kuptuar se pronarët e shtëpisë gjendeshin aty.
Në çastin kur të rinjtë janë munduar të hyjnë në apartament, aty ndodhej shtetasja M.N së bashku me të birin. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë një prej autorëve, shtetasin Renato Çupi, 20 vjeç, ndërkohë që janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Të tilla ngjarje, kanë qenë të shumta së fundmi në Lezhë.
/Shqiptarja.com