Një furgon policie është përplasur me një mjet tjetër në aksion rrugor Shkodër-Lezhë.

Si pasojë e aksidentit një efektiv policie ka mbetur i plagosur i cili është dërguar për ndihmën e shpejtë në spitalin rajonal të Lezhës ku raportohet se është jashtë rezikut për jetën.

Policia nuk bën me dije indetitetin e personit të plagosur ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Uniformat blu menjëherë kanë mbëritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)