Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij ka goditur me armë një 26 vjeçar.
 
Dashamir Lucaj sëbashku me vëllain e tij D.L, 36 vjeç, të dy banues në Tale kanë goditur në kokë për motive të dobëta, me qytën e një arme një të ri 26 vjeçar me inicialet, M.L, ku arma ka bërë shkrepje në ajër, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e goditjes, Dashamir Lucaj si edhe procedon në gjendje të lirë vëllain e tij.
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Kanosje " "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" "Dëmtime të tjera me dashje" kryer në bashkëpunim.


Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com