Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi vidhnin para dhe sende personale të pushuesve në plazhin e Shëngjinit.
14 vjeçari, P.D, dhe E.Gj. 15 vjeç, të cilët u ndaluan nga policia, rezultonin të ishin edhe me precedentë penalë të mëparshëm.
Gjithashtu në kërkim është shpallur një tjetër adoleshent i cili bashkëpunonte me dy të ndaluarit nga policia, M.P. 16 vjeç si edhe u procedua në gjendje të lirë E.Gj. 15 vjeç, edhe këta banues në Lezhë.
Mbi katër adoleshentët rëndojnë akuzat për veprën penale "Vjedhja ' e kryer në bashkëpunim".
NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet me sukses operacioni i koduar " Çadrat "
Vidhnin vlera monetare dhe sende te tjera personale pushuesve në çadrat e tyre në plazhin e Shëngjinit , identifikohen dhe proçedohen penalisht nga policia
Ndalohen 2 prej autorëve të dyshuar, 1 shpallet në kërkim dhe 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë
Më datë 20.08.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u ndaluan shtetasit:
1-P.D. ( me preçedent të mëparshëm penale ) 14 vjeç, banues ne Lezhë
2-B.Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë.
U shpall në kerkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç, banues në Lezhë
Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E.Gj. 15 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet hetimore të kryera ,është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit , ku ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autor të kryerjes së tyre.
Konkretisht :
- Më datë 18.08.2017, në Shengjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B..
- Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes - Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.
- Më datë 10.08.2017, në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMË në pronësi shtetasit D.S..
- Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shengjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.
Materialet proçeduriale - hetimore, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , (Seksionit për të mitur) për veprën penale "Vjedhja ' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com