Parandalohet në Kurbin  përshkallëzimi i një konflikti  mes dy të rinjve ndërsa policia ka arrestuar një person si dhe ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja u regjistrua ditën e djeshme në një lokal në Lac, ku 19 vjecari Joel Gjergji ka hyrë brenda në lokal  ka kanosur me armë zjarri pistoletë  si dhe ka goditur 20 vjecarin me inicialet D.N.

Reagimi në kohë i policisë së Komisariatit të Kurbinit , ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 19 vjecarit
 
Në flagrancë iu sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë e markës Ekol Special 99, e mbushur me fishek në fole , si dhe me 2 fishekë në krehër të cilat i mbante pa leje.
 
Materialet proçeduriale i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/4, 84 e 89 te Kodit penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com