LEZHË- Kuzhinat e institucioneve shtetërore në qarkun e Lezhës kryesisht çerdhet, kopshtet dhe shkollat kanë nevoje urgjente për ndërhyrje, pasi ushqimet përgatiten në kushtet të papërshtatshme higjienike. Monitorimi i bërë nga inspektoret e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë ka identifikuar mangësi në këtë shërbim, dhe sipas inspektorit Artan Vuksani ato vërehen që tek vetë ndërtesa, kushtet e ruajtjes së ushqimit, gatimit dhe kushtet higjeno-sanitare.
 
“Kemi vërejtur që në kuzhinat e kopshteve dhe çerdheve, sidomos në ato shtetërore kërkohet ndërhyre, sidomos në infrastrukturë dhe në mjetet ndihmëse. Kjo ndërhyrje konsiston në për përmirësime në ndërtesë,  në kushte të ruajtjes së ushqimit, të gatimit dhe në kushte të higjienës”, -thotë Artan Vuksani, inspektor pranë AKU-së në Lezhë.
 
Edhe me parë është vlerësuar se kushtet e kuzhinave në institucionet e edukimit nuk përmbushin asnjë kusht për të vijuar aktivitetin e tyre, por asnjë masë nuk është marrë nga njësitë e qeverisjes vendore.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)