LEZHE- Reshjet e ditëve të fundit në Lezhë kanë detyruar njësitë vendore që të ndërmarrin masa urgjente, përmes një fondi shtesë për të parandaluar përmbytjet në këtë zonë. Aksioni është përqëndruar në hidrovorin e Tales, ku investimi duhej të kishte mbaruar një vit më parë.

Nga ana tjetër, drejtues të komunave të rrezikuara nga përmbytjet thonë se nuk kanë fonde për hapjen e kanaleve, ndërsa shtojnë se ankesat e tyre i janë dërguar organeve kompetente që prej disa muajsh.

Nga ana tjetër vendorët japin alarmin se rreziku i përmbytjeve është i pashmangshëm në zonën e Torovicës në Lezhë, pasi niveli i tokës atje ka rënë dhe hidrovori e ka të pamundur largimin e ujit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)