LEZHE - Zonat kënetore të qytetit të Lezhës janë bërë epiqendra e një virusi të ri i cili quhet “Adria”. Ky fakt është bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik.

Drejtori i këtij institucioni në qytetin e Lezhës, Arben Ristani ka shpjeguar se ky virus prek sistemet nervore, ndërsa shfaq shenja të njollave të kuqe në lëkurë dhe dhimbje të forta koke, por ndërkohë ka siguruar qytetarët së deri më tani nuk ka asnjë rast të përhapjes së këtij virusi tek njeriu. Sipas kësaj drejtorie virusi fillimisht po qarkullon vetëm tek disa lloje insektesh. 
 
"Virusi "Ada" është një virus i veçantë i zbuluar në qytetin e Lezhës. Shoqërohet me temperaturë të lartë dhimbje koke me pulla të kuqe në lëkurë", tha ai.

Virusi është identifikuar në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës, por specialistët e shëndetit publik dyshojnë edhe për të tjera vatra. 

“Kemi kontakt të vazhdushëm me infenksionistët e spitalit dhe nuk kemi pasur asnjë problem gjatë këtyre 4 viteve me këtë si virus”, u shpreh Ristani.

Nisur nga situata, është forcuar mbikëqyrja tek pacientët që paraqiten me shenjat e virusit, ndërsa kërkohet që edhe mjekët të jenë të kujdesshëm në identifikimin e diagnozave kur ka raste të simptomave virale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)