Lezhë, rritet numri i grave të prekura
nga kanceri i gjirit, apel për kontrolle

Lezhë, rritet numri i grave të prekura<br />nga kanceri i gjirit, apel për kontrolle
LEZHE - Vetëm gjatë këtij viti numri i grave te diagnostifikuara me kancer gjiri në rajonin e Lezhës është rritur me 20 %.
 
Dhe kjo, pasi në zonat rurale ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për rrezikun e kësaj sëmundjeje është mjaft i ulët. 

Situata alarmante është prezantuar nga mjekët onkolog në spitalin e Lezhës, sipas të cilëve duhet të intensifikohen përpjekjet për të rritur numrin e grave dhe vajzave që kryejnë kontrolle. 

Mungesa e një mamografie mbetet një shqetësim për shëndëtsinë në Lezhë dhe luftën e saj kundër kancerit të gjirit. E vetmja zgjidhje është organizimi për kryerjen e kësaj vizitë në Shkodër, angazhim që është marrë nga Drejtoria e Shëndetit publik.

Megjithëse sëmundja e kancerit të gjirit po merr përshkallëzim në rritje për rajonin e Lezhës, ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë për pajisjen e Poliklinikës me aparaturat e nevojshme diagnostikuese.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024