Lezha rrezikon të përmbytet sërish në qoftë se do të kemi reshje të dendura të shiut. Ndonëse pas përmbytjeve që u shkaktuan në mesin e nëntorit janë marrë disa masa emergjente në pastrimin e kanaleve në zonat më problematike si dhe për shmangien e përmbytjes së nënstacionit elektrik, ndërtimet pa leje mbi kolektorë mbeten shqetësim serioz për të eliminuar plotësisht përmbytjet.

Ky fakt është bërë i ditur nga Shefi i Kompetencave Vendore në prefekturën e Lezhës Pal Çoku. Sipas tij këto pasoja janë të trashëguara prej vitesh dhe zgjidhja e këtij problemi kërkon një periudhë të gjatë.

”Janë pasoja të trashëguara, ka shumë ndërtime pa leje në stacion. Nënstacioni i linjave elektrike është 1 metër poshtë nivelit të çdo ndërtesë tjetër . Dhe fiken të gjitha pompat pas çdo përmbytje.
Pasoja e bllokimit dhe ndërtimit pa leje do duhet një kohë shumë e gjatë që të zhduken. Do ta dinë mirë banorët e Lezhës se jemi në çdo moment në rrezik përmbytje,” u shpreh Pal Çoku Shef i Kopetencave Vendore Prefektura Lezhë.

Aktualisht në Lezhë ka nisur puna në zonat më problematike të konstatuara gjatë përmbytjeve të fundit, ku ndërhyrja më emergjente është përqendruar në zhbllokimin e turbinave pranë nënstacionit elektrik të Lezhës. Ndërsa INUV ka filluar punën për evidentimin e ndërtimeve mbi kolektorë te cilat se shpejti do fillojnë te prishen.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO