LEZHË-Vazhdon protesta e tregtarëve të Lezhës ndaj Tatim-Taksave, ndërkohë që nuk është arritur ende një marrëveshje mes tyre.  Rreth 100 tregtarë gjenden të ngujuar brenda ambjentëve të tregut prej 48 orësh, në shenjë proteste për taksat e reja që u janë vendosur nga Tatim Taksat.

Katër gra janë dërguar me urgjencë mëngjesin e sotëm në spitalin të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi nga lodhja kanë patur probleme me shëndetin e tyre. Tregtarët shprehen të vendosur që të protestojnë deri në gjetjen e një zgjidhje, ndërsa ditën e hënë kanë bërë të ditur se do të hynë në grevë urie.

Mëngjesin e sotëm ata nuk janë lejuar sërish që të hapin dyqanet e tyre, ndërsa forca të shumta policie sëbashku me inspektorët e tatimëve po monitorojnë situatën. Protesta erdhi pas vendimit të Tatimeve për  regjistrimin si biznese dhe të mos të ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale por kjo nuk pranuar nga tregtarët.

Redaksia Online