LEZHE- Mungesa e kushteve higjieno-sanitare vijon të jetë problematikë në disa shkolla të rrethit të Lezhës. Alarmi për këtë situatë ka ardhur nga inspektorët e Higjienës së këtij qyteti. Pas inspektimeve të bëra në disa prej institucioneve arsimore, është vënë re mungesa e ujit të rrjedhshëm, çezmave, solucioneve dezinfektuese dhe shumë mjeteve të tjera infrastrukturore, duke krijuar kështu një situatë të rënduar. Shefi i Higjienës në Lezhë David Maçi, thotë se kjo gjendje është në shume prej shkollave të qarkut të Lezhës, për të cilën pushteti vendor duhet të marrë masa pasi situata është e papranueshme.
 
Edhe pse shkollat janë në këtë gjendje të vështirë, ende nuk është marrë asnjë masë për të plotësuar kushtet higjieno-sanitare, ndërkohë që mund të vihet në rrezik shëndeti i nxënësve.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)