RUBIK- Duke parë shtimin e rasteve të kancerit të gjirit, për shkak se është zonë industriale, bashkia e Rubikut ka mundësuar vizita falas për 300 gra të kësaj zone. Kjo njësi vendore ka vënë në dispozicion një furgon i cili transporton çdo ditë nga 10 gra drejt Tiranës për të kryer mamografinë. Pamundesitë financiare dhe frika i ka shmangur nga ekzaminimi mjekësor, ndërsa ata nuk ngurojnë të flasin, pasi e vlerësojnë nevojën që ata kanë për të patur informacion për shëndetin e tyre.
Kreu i bashkisë Rubik, Gjok Vuka, shpreh bindjen se frekuenca e shfaqjes së kësaj sëmundjeje në këtë zonë është më e madhe, kjo edhe për shkak se ky qytet është një zonë industriale.
Për shkak se spitali “Nënë Tereza” nuk e përballon një fluks kaq të ngjeshur të këtyre pacientëve në një kohë të shkurtër, atëherë shërbimi i është kërkuar privatit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com